Protestuesit kanë arritur të hapin me forcë derën e PD, ndërsa Sali Berisha i cili është nisur në seli ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje.
Berisha pas akteve të dhunës në derën e PD tha: Do mbetet protestë paqësore, i ftoj të gjithë të cilët do të shndërrojnë bunkerin në shtëpinë e lirisë, të ruajnë gjakftohtësinë.
Basha është i shkarkuar, unë kërkoj vetëpërmbajtje, vetëpërmbajtje. Nëse nderhyn policia, ndërhyn Edi Rama.Nëse zoti Basha nuk do të ishte peng Basha, nuk do të mund të qëndronte katër herë humbës kryetar PD. Ne jemi për një lëvizje paqësore. I them Bashës të hapë dyert, ky është apeli, shtëpia është e demokratëve dhe jo e pengjeve.
Ndërkohë Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, me anë të një postimi në median sociale Twitter ka reaguar për situatën në selinë e PD-së.
“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara me rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit”.
Ajo u ka bërë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të ushtrojnë qetësi.