(FOTO: Edi Rama gjatë një vizite në New York- Arkiv)/

Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se gjykata e Neë York do të dënojë së shpejti me 5 vjet burg Edi Ramën. Ai i referohet financimit ilegal që kryeministri Rama kishte kryer në favor të një fotografie me ish- presidentin Obama.

Çështja e quajtur “80 mijë dollarë ilegalë” për Obamën, ka kaluar nëpër disa filtra hetimi në institucionet amerikane; dhe tashmë ka mbërritur në gjykatën e  New  York. Ish kryeministri Berisha, i bazuar në të dhënat e fundit që disponon, shkruan se së shpejti gjykata e Neë York-ut mund ta dënojë Ramën me 5 vjet burg. Berisha e ka quajtur aferën “Bilalgate” për shkak të emrit (Bilal) të personit shqiptar që ndihmoi kalimin ilegal të fondeve nga Rama.

Ja statusi i zotit Berisha në Facebook:

“Dashuria që po i ha kokën Ramës!

“Bilalgate” merr kthesë të papritur e të frikshme.

Rama se shpejti dënohet me 5 vite burg nga gjykata e Neë Yorkut për shkeljen e ligjit zgjedhor federal, pagesën prej 80 mijë dollarësh dhe falsifikimin e gjendjes civile, paraqitjen si bashkëshortja e Bilalit (Bilalhanëm) për të bërë një foto me Obamën!”,- shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në Facebook.

/Veritas.com.al/