Edhe pse sot është heshtje zgjedhore, kreu i PD, Sali Berisha nuk e ka respektuar atë.

Lideri i opozitës vijon të hedhë statuse në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ku sulmon kryeministrin Edi Rama, por dhe videomesazhe në mbështetje të tij.

Lidhur me këtë, ka reaguar KQZ, ku urdhëron respektimin e  plotë të heshtjes zgjedhore.

Sipas KQZ, subjektet zgjedhore nuk duhet të adresojnë mesazhe politike apo elektorale gjatë heshtjes zgjedhore.

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore, e cila ndalon çdo lloj fushate apo thirrjeje elektorale, përfshirë edhe atë në rrjetet sociale. Subjektet zgjedhore nuk duhet të adresojnë mesazhe politike apo elektorale gjatë heshtjes zgjedhore, në asnjë formë”, thuhet në njoftim.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *