Ambasadori i deritanishëm i OSBE, Florian Rauning, largohet nga misioni i tij në Shqipëri për arsye të përfundimit të afatit kohor. Ai ishte njohës i mirë i vendit tonë dhe gjuhës shqipe.

Gjitahstu një tjetër misionar diplomatik që ka shërbyer edhe më parë në vendin tonë, e zëvendëson zotin Rauning. Ambasador i ri Prezencës së OSBE në Tiranë është emëruar dhe pritet të marrë detyrën, zoti Bern Borchardt. Ai ka qenë ambasador i Republikës Gjermane në vitet 2007 deri 2010. Pas kësaj periudhe ai shërbeu në Kosovë, si shef i Zyrës së EULEX.

Ka studiuar për Psikologji në Universitetin e Mynih-ut

Lajmin e ka konfirmuar vetë prezenca e OSBE nëpërmjet një njoftimi në Twitter.

Kreu i ri i Prezencës së OSBE-së, Bochardt pritet të nisë detyrën në muajin shtator.