Në një postim të fundit në Instagram, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka shkruar për vizitën e tij në Shqipëri.
“Javën e kaluar bëra udhëtimin tim të parë si Sekretar në Shqipëri, një partner i vjetër i SHBA-së dhe aleat i NATO-s, dhe më pas u bashkua Vice President Kamala Harris, në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Në Shqipëri, me Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama diskutova mbështetjen tonë për rrugën e vendit drejt suksesit në Bashkimin Europian, si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Jam takuar edhe me ekipin e ambasadës amerikane në Tiranë që punon çdo ditë në prioritetet kryesore të politikës së jashtme, duke përfshirë rivendosjen e mijëra aleatëve afganë. Ndihma e Shqipërisë në këtë përpjekje mishëron humanizmin dhe traditën e saj të rrënjosur thellë për t’u kujdesur dhe për të strehuar ata në nevojë”, shkruan Blinken në Instagram, ndërsa ka ndarë edhe disa foto, një ndër to me kryeministrin Edi Rama.
“Në Mynih, u angazhova me liderë globalë për të nënvizuar mbështetjen tonë për Ukrainën, për të diskutuar punën tonë për të arritur paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në Lindjen e Mesme dhe për të theksuar angazhimin tonë të palëkundur ndaj sigurisë transatlantike. Unë iu bashkova ministrit të Jashtëm gjerman@abaerbock dhe ministri indian i Punëve të Jashtme @drs.jaishankar për një forum publik ku trajtuam kërcënimet e vazhdueshme ndaj paqes dhe sigurisë globale. Dhe në një takim të ministrave të jashtëm në periferi të konferencës, homologët e mi të G7 dhe unë dënuam ashpër agresionin e Rusisë kundër Ukrainës. U larguam më të fortë dhe më të bashkuar për të përballuar sfidat e sotme”, ka shkruar Sekretari Amerikan.