Një avion pasagjerësh ka rrëshqitur gjatë uljes në shtetin Florida në Shtetet e Bashkuara, duke dalë nga pista dhe ka përfunduar në lumë. Ulja e avionit është bërë në një mot me shkrepëtima dhe shira.
Asnjë nga 143 pasagjerët që ndodheshin në bordin e avionit Boing 737, nuk është dëmtuar seriozisht.
Avioni që operonte nga Miami Air International, kishte fluturuan nga Guantanamo Bay në Kubë për në bazën ushtarake të qytetit të Jacksonville .
Pasagjerët thanë se ulja u krye me vështirësi në kushtet e një stuhie të fortë, duke rrëshqitur për në lumin e Shën Gjonit.
Të paktën 20 persona u trajtuan me dëmtime të vogla.
Pasagjerja Cheryl Bormanntha për CNN se ishte një momenet ‘ i tmerrshëm’ kur avioni rrëshqiti jashtë pistës të premten pasdite.
‘ Ne ndodheshim në ujë. Nuk mund të thonim se ku ishim, a ishtim në lumë apo në oqean “, tha ajo, duke shtuar se ndjenë edhe erën e karburantit i cili ridhte nga avioni në lumë/
Veritas.com.al/