Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, kryeministri Ramush Haradinaj dhe ekipi i tij nuk ka mundur të ulen sot pasdite në Prishtinë. Nga Aeroporti i Prishtinës kanë treguar se deri tash janë anuluar tri fluturime- dy ardhje një shkuarje, raporton Express.
“Mund të konfirmojë se për shkak të kushteve të vështira atmosferike nuk janë realizuar këto fluturime. Njëri nga aderimet e parapara ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Por ulja ka dështuar dhe avioni ka shkuar në Sofje. Të tjerat ulje do të behën edhe në Shkup”, ka thënë zëdhënësja e ANP’së, Valentina Gara.
VERITAS.COM.AL/