Organizata që qëndron prapa ‘Oscars’ ka votuar që të përzejë Harvey Weinstein pas akuzave të panumërta për ngacmime seksuale të bëra kundër producentit.

Akademia e Arteve të Pikturës dhe Shkencës tha se ‘bordi votoi me kerkesën e dy të tretave të maxhorancës” për ta përzënë Ëeinstein.

Në anëtarësinë e bordit përfsihen figura të tilla si Tom Hanks dhe Whoopi Goldberg , Tom Hanks, Laura Dern, Steven Spielberg dhe Rory Kennedy. Kwta jane mes 54  personave qe po vendosin fatin e Harvey Weinstein nw  Hollywood.

Filmat e Weinstein kanë marrë më shumë se 300 nominime Oscars dhe kanë fituar 80.

Takimi urgjent i bordit erdhi pas një orteku akuzash kundër producentit nga më shumë së dy njëzetekatër gra, ku përfshihen edhe Angelina Jolie, Gwyneth Paltroë, dhe Rose McGowan, e cila ka akuzuar se e ka përdhunuar në dhomën e hotelit.

Forcat policore në Shtetet e Bashkuara dhe në Mbretërinë e Bashkuar po hetojnë mbi kallëzimet.

Weinstein ka insistuar përmes zëdhënësit se çdo kontakt seksual që ka pasur ka qenë konsensual dhe ka mohuar akuzat për ngacmime kriminale seksuale os epërdhunim.

Veritas.com.al/