Sekretari i Punëve të Jashtme, Johnson, në konferencën e Manchesterit, tha se vendimi për të lënë BE-në ishte një ‘revolucion demokratik’ dhe insistoi se është koha ta lëmë ‘luanin të ulërijë’ dhe ta kthejmë Brexit-in në një sukes. Me ‘luanin’ sir Johnson nënkupton Bashkimin Europian (BE) që përdor dredhi për të shtyrë dhe penguar realizimin e Brexit, raporton “The Sun”.

Në një fjalim përshkrues dhe besnik ndaj Tory, Sekretari i Punëve të Jashtme insistoi që Britania duke lënë BE-në mund të arrijë një sukses të madh nsëse politikanët mbështesin zgjuarësinë dhe shpirtin punëtor të popullit Britanik.

53 vjeçari, gjithashtu e quajti një “privilegj” të jetë anëtar i kabinetit dhe përgjegjësi të “këtij vendi të mrekullueshëm në një moment kritik historik si ky i tanishmi”.

Duke u larguar nga konferenca në Manchester, pjesëmarrësit mbetën të kënaqur me vizionin e tij në ngjitje; mbështetësit e parlamentarit Tory insistuan që Johnson të shënohet si lideri i ardhshëm i parisë së konservatorëve.

Boris i tha audiencës: “Edhe nj herë ky vend duhet të ketë guximin të bëjë diçka të re dhe ndryshe, të sfidojë zgjuarsinë e treguar me revolucionin demokratik, të cilin ne mund ta kthejmë në një rilindje tregtare dhe teknologjike.

“Ne mund të fitojmë të ardhmen sepse ne jemi partia që besojmë në këtë vend  dhe ne besojmë në potencialet e popullit Britanik.

“Varet vetëm nga ne- në traditën jo kërcënuese, në rrugën vet- kundërshtuese gjeniale të Britanisë- që ta lëmë luanin të ulërijë”.

Boris gjithashtu shprehu publikisht se nuk e mbështet Theresa May në qëndrimin e saj ndaj Brexit.

Veritas.com.al/