Për të tretën herë një nga ministrat e LSI shpall qilimin që ka LSI në gjithë zhvillimin politik të momentit. Kësaj radhe Petrit Vasili, ministër i Drejtësisë, pas Panaritit dhe Gjoshës, ka thënë për televizionin “24 News” se “’do të presin ta marrin kryeministrin, por ‘sipas rezultateve në zgjedhje’.

Zoti Vasili i është përmbajtur parimit të shumicës për zgjedhjen e kryeministrit, si edhe një deklarate të mëparshme të aleatit në qeveri, Rama, i cili ka thënë se ‘kush del parti e parë, ka të drejtën e kryeministrit’.

Në fakt të dy deklaratat janë foshnjarake për politikën në pluralizëm, por sidoqoftë është një ‘ushqim mediatik’ për publikun.

/Veritas.com.al/