Boris Johnson ka thënë se është optimist ‘i përmbajtur’ rreth progresit në bisedimet mbi Brexit para takimit të të liderve.

Kryeministri ndodhet në një drekë pune me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker në Luxembourg, herë e parë kjo që të dy burrat takohen që nga koha kur Johnson mori postin e kryeministrit.

No 10 thotë se ai nuk ka vullnet që të shtyjë Brexit-in përtej datës 31 tetor, që është edhe afati i fundit.

I pyetur sapo mbëriti për drekë nëse do të ketë progres drejt marrëveshjes, zoti juncker u përgjigj se ‘do të shikojmë’.

Dhe i pyetur nëse është optimist rreth perspektivës për ta kapërcyer, zoti Johnson u përgjigj se ai është ‘i përmbajtur’.

Veritas.com.al/