Laburistët kanë ‘kërkuar falje” për kundërshtimin e zgjedhjeve të parakohshme, tha Boris Johnson teksa bëri një thirrje të re për zgjedhje në Dhjetor.
Ai tha se ‘askush nuk pëlqen’ të shkojë në zgjedhje në dimër- por ky Parlament e ka ‘mbaruar rrugën e vet’, dhe se është ‘i paaftë’ për të çliruar Brexit.
Kryeministri zyrtarisht ka pranuar ofertën e BE për shtyrjen e Brexit deri në 31 janar 2020 për të cilën u ra dakord ditën e Hënë.
Duke i kërkuar BE-së që të mos ketë ndonjë shtyrje tjetër në të ardhmen, ai tha se është koha për të ratifikuar marrëveshjen e tij mbi Brexit por druhet se ky parlament mund të mos e bëjë kurrë këtë “përderisa ka opsionin e një shtyrjeje tjetër”.
Pranimi i kryeministrit do të thotë se UK nuk do të largohet nga BE ditën e Enjte- pavarësisht premtimit ‘të bëhet a vdekje’ që ai e ka bërë në mënyrë të përsëritur gjatë fushatës për lidershipin e Tory dhe që nga dita kur mori postin në Korrik.
Veritas.com.al/