Kryeministrja kërkon kohë deri më 30 qershor, Tusk ofron 12 muaj, por Laburistet ndahen. Humor i keq mes udhëheqësve të mëdhenj evropianë
Nga: Erica Orsini /
Londra mbi Brexit fillon garën e shtyrjes. Ndërkohe janë në prag të fundosjes negociatat midis qeverisë britanike të Theresa May dhe udhëheqësit laburist, Jeremy Corbyn për të gjetur një akord te ri alternativ ndaj atij që është hedhur poshtë disa herë në Westminster: pas ditës së dytë të bisedimeve Laburisti nuk e fsheh zhgënjimin e tij.
“Qeveria nuk ka ofruar një ndryshim real apo një kompromis”; dhe ka ftuar “kryeministren të propozojë ndryshime autentike në marrëveshjen e saj, nëse dëshiron të gjejë një alternativë që mund të arrijë mbështetjen e Parlamentit dhe të ribashkoje vendin”.
Për momentin, në mungesë të nje marrëveshjeje, mbetet e vlefshme skadenca e 12 prillit, por qeveria angleze do të kërkojë një zgjatje deri më 30 qershor në këshillin e jashtëzakonshëm evropian të thirrur për daten10. E njëjta kërkesë ishte refuzuar me pare në samitin evropian të muajit të kaluar . Në letrën e saj, kryeministrja mbështet atë se do të kërkoje «një aprovim më të shpejtë të mundshëm te marrëveshjes dhe një vizion të përbashkët në marrëdhëniet e ardhshme ndërmjet dy palëve. Britania e Madhe rikërkon një zgjatje të procesit deri më 30 qershor, shkruan May dhe pranon të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 majit. Jemi pra duke u përgatitur edhe për këtë eventualitet ». Mbetet megjithatë i patundur vullneti i kryeministres per një dalje te parakohshme që te lirojë vendin nga angazhimi, edhe financiar, i votës evropiane. Data e 30 qershorit nuk është një zgjedhje e rastësishme. Atë ditë duhet të zhvillohet sesioni i parë i Parlamentit të ri Europian dhe është logjike që May dëshiron të parandalojë parlamentarët britanikë nga ulja në një asamble nga e cila ata vendosën të largohen më shumë se dy vjet më parë. Përgjigjja e Brukselit ka të ngjarë të jetë prape një jo, por me kërkesën për një shtyrje “të shkurtër”, kryeministrja shpreson të heshtë brexiter-sat më ekstremistë të partisë së saj, ata që do të ishin gati të largohen pa një marrëveshje, duke përplasur derën. Durim nëse në fund Evropa do te refuzojë propozimin, e rëndësishme është se zgjatja e nenit 50 për një periudhë më të gjatë shihet si një imponim për Mayin dhe jo si një iniciativë e saj.
Sipas thashethemeve nga BBC Donald Tusk do të ishte i gatshëm ti ofrojë May-it një zgjatje “fleksibël” prej 12 muaj, një periudhë që mund të ndërpritet në çdo moment, nëse Mbretëria e Bashkuar do të ratifikojë marrëveshjen e daljes. 27 liderët europianë do të diskutojnë propozimin të mërkurën dhe për arsyen se kjo do te konkretizoje konsensusin do të duhet të jetë unanime. Një rezultat aspak i qartë. Në Gjermani, kanë filluar të ndihen murmuritjet e para dhe Franca nuk duron që të ndjehet peng i një Brexiti pa datë të skadimit. “E rëndësishme është se çdo zgjatje e re e garantuar Mbretërisë se Bashkuar këtë herë të jetë me të vërtetë oferta finale,ka përsëritur dje kryesuesi negociator evropian Michael Barnier, përndryshe kredibiliteti i Europës është në rrezik. Nigel Farage,regjisori i Brexit,ka thene se ishte gati ta luftojë Evropën nga brenda, duke kandiduar me partinë e tij të re në zgjedhjet evropiane, nëse Mbretëria e Bashkuar gjendej e detyruar të merrte pjesë.
Veritas.com.al/