Nga: OLIVER JJ LANE
Kryeministri dhe lideri i opozitës debatuan mbi Iranin në përplasjen e parë të Dhomës së Perfaqesuesve të së mërkurës 2020, ku Boris Johnson dukej se mbështeti aksionin e Sh.B.A.
kundër Qassem Soleimanit dhe thumboi Corbyn mbi paratë që ai mori nga një grup propagande Iraniane.
Ne takimin mbi Pyetjet ndaj Kryeministrit, një shans javor për liderin e opozitës dhe anëtarët e tjerë të parlamentit për të marrë në pyetje Kryeministrin, udhëheqësi i rrënjosur i Laburisteve sfidoi Boris Johnson mbi përgjigjen e tij ndaj vrasjes së Qassem Soleimanit nga Shtetet e Bashkuara. Në atë që arrinte në mbështetjen më të fortë zyrtare Britanike të politikës amerikane në Iran, Johnson tha se ish komandanti i forcave Quds “kishte lyer duart me gjakun e trupave britanike “, duke pas koordinuar sulme me bomba kundër forcave të Mbretërisë se Bashkuar.
Kryeministri Johnson gjithashtu goditi Jeremy Corbyn për qëndrimin e tij ndaj Iranit, duke i krahasuar teoritë e tij për marrëdhëniet e Britanisë me SH.B.A. me teoritë konspirative të “burrave të vegjël jeshile ” dhe duke i kujtuar Dhomës se z. Corbyn kishte marrë mijëra paund nga qeveria iraniane në kembim të shfaqjes për rrjetin e tyre të propagandës Press TV të financuar nga shteti.
Kryeministri tha: “Ky është, sigurisht, një lider i opozitës ai që ka marrë 10,000 poundet e famshëm nga Iranian Press TV. Ai nuk duhet të ketë dyshim se jemi të vendosur për të garantuar me gjithçka që mundemi, sigurinë e popullit të Irakut, ku ai do të shpërbëjë NATO-n. ”
Në fakt, siç raportoi Breitbart në vitin 2016, Corbyn kishte pranuar në të vërtetë shumë më tepër – 20,000 pound për paraqitjet – pagesa që ai i hodhi poshtë si jo “një shumë aq e madhe”. Pavarësisht pretendimit, shifra për pesë paraqitje nuk ishte larg gjithë pagës vjetore të një infermiereje plotësisht të kualifikuar në kohën kur ai po bënte shfaqjet.
Boris Johnson vazhdoi sulmin e tij ndaj Corbyn, duke treguar refuzimin e kundërshtarit të tij për të dënuar Qassem Soleimanin: “Dhe është kjo qeveri ajo që do të vazhdojë të mbrojë njerëzit në të gjithë Lindjen e Mesme që kanë vuajtur nga duart e Qassem Soleimanit dhe Gardës Revolucionare te Iranit ,forcës Quds që ai ka udhëhequr, dhe terrorizmin e së cilës ai ka promovuar. Dhe jam shumë i befasuar që në fund të këtyre shkëmbimeve [z. Corbyn] nuk ka dënuar akoma aktivitetet e Qassem Soleimanit dhe Gardës Revolucionare. ”
Ndërsa Jeremy Corbyn ka udhëhequr Partinë e Laburistëve në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2015, ka qenë një kohë e vështirë për të dhe partinë e tij dhe ai pritet të zëvendësohet si udhëheqës deri në prill të këtij viti. Si lider, Corbyn ka humbur katër zgjedhje të mëdha kombëtare të kontestuara në 2016, 2017 dhe 2019, është përballur me një skandal masiv dhe të vazhdueshëm antisemitizmi, dhe ka përsëritur zbulime të përfshirjes së tij historike me ekstremistët e dhunshëm dhe regjimet e rrezikshme.
Midis kryesorëve te paketës për të zëvendësuar z.Corbyn është e ashtuquajtura kandidate e vazhdimësise Rebecca Long-Bailey,e cila beson se ajo që i duhet Britanisë është një “udhëheqës krenar socialist” dhe pavarësisht fatkeqësisë së epokës së Corbyn, i dha lidershipit të tij “dhjetë pike nga dhjetë te mundshme”.
VERITAS.COM.AL/