Ministrja e Jashtme britanike ka thënë se duke organizuar zgjedhje të paligjshme në territorin ukrainas, Rusia nuk është e interesuar të gjejë rrugën drejt paqes.
Në një reagim në rrjetin social X, Britania e Madhe tha se do të vazhdojë të ofrojë ndihmë për ushtarët e ushtrisë së Ukrainës që po luftojnë me agresionin rus
“Duke organizuar zgjedhje të paligjshme në territorin ukrainas, Rusia demonstron se nuk është e interesuar të gjejë rrugën drejt paqes. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të ofrojë ndihmë humanitare, ekonomike dhe ushtarake për ukrainasit që mbrojnë demokracinë e tyre”, thuhet në reagim.
Për zgjedhjet ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Gjermanisë. Ajo ka thënë të dielën se rezultati i tillë s’do ta befasojë askënd pasi “pseudozgjedhjet në Rusi s’janë as të lira e as të drejta”.
“Sundimi i Putinit është autoritar, ai mbështetet në censurë, represion dhe në dhunë. ‘Zgjedhjet’ në territoret e okupuara të Ukrainës janë të pavlefshme dhe një tjetër shkelje e ligjit ndërkombëtar”, thuhet tutje.