Bujar Nishani e ka cilësuar Kuvendiun Kombetar të Partisë Demokratike në Teatër absurd, e nisur nga kjo e sheh si një mision urgjent shpëtim e partisë nga “kthetrat” e Lulzim Bashës. Bujar Nishani është renditur në listën e zërave kritik kundër lidershipit Basha, mirëpo pas mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të, ai ka folur me tone edhe më të ashpra duke drejtuar gishtin drejtpërdrejtë nga kryedemokrati. Ai e ka përshkruar PD në drejtimin e Lulzim Bashës me një fjali.
“Ka 8 vjet që sa herë E. Rama i fut një shpullë në faqe L. Bashës, ky i kthen faqen tjetër. Sapo i vjen shpulla e radhës në faqen tjetër, i rikthen faqen e parë”.
Ai akuzon Lulzim Bashën se nuk do garën dhe e ka bërë partinë “organizatë me kohë të pjesshme”. Ndryshimet në statut sipas Nishanit janë kundër vetë partisë, ndërsa zbulon se misioni i tanishëm të beteja për të shpëtuar PD. Karrigia e Nishanit në Pallatin e Kongreseve ishte bosh, pasi ai zgjodhi që të mos merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar. Për këtë mungesë, ish-presidenti thotë se është i kënaqur që nuk mori pjesë, pasi ai Kuvend Kombëtar ishte për turp, e që duhet harruar sa më shpejt. Kjo sepse sipas tij, Kuvendi nuk solli asgjë tjetër veçse se “u thirr për të mbuluar hallin politik të Lulzim Bashës”. I ashpër është edhe për kontributin që ka pasur ky i fundit në parti, që sipas Nishanit është zero.
“Nuk i ka bërë kurrë këto punë ndonjëherë për partinë ! Basha nuk ka rendur kurrë të bëjë fushatë, të mbledhë vota, të luftojë për ndonjë përfaqësues të PD në gara elektorale. Ai veç ka përfituar nga sakrificat e të tjerëve dhe vet është ulur direkt e këmbëkryq mes tepsisë së hallvës që prej ditës së parë të katapultimit fatkeq në kupolën vendimarrëse të PD. Basha nuk e di as se çfarë është shteti, sepse puna e parë që ka bërë në Shqipëri është Ministër ! Të gjitha këto privilegje do të kishin vlerë nëse L. Basha do t’ja kishte shpërblyer me punë e rezultat politik PD-së dhe anëtarësisë së saj. Basha jo vetëm nuk i ktheu asnjë arritje të qënësishme por i zhyti në kaos, përçarje e humbje shkatërruese në 4 përballje elektorale rrjesht duke i lënë 12 vite në opozitë të pandërprerë si kurrë më parë. Privilegjet e pamerituara që fitoi e vazhdon ti keqpërdorë i shndërroi në shkatërrimin dhe degradimin e të gjithë partisë, në shkatërrimin e vlerave, interesave dhe jetës individuale e familjare të demokratëve anekënd vendit”, shkruan ndër të tjera Nishani.