Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me deklaratën e Richard Grenell, të bërë në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Grenell, teksa uroi Pavarësinë e Kosovës, gjithashtu kujtoi edhe  “padrejtësinë e rëndë” që tha se po i bëhet “atit themelues të shtetit të Kosovës”, Hashim Thaçit.

Kryeministri Rama teksa ka shpërndarë, postimin e Grenell, nënvizon se sa më shumë të vazhdojë kjo situatë, aq më e madhe do të jetë njolla në organin ndërkombëtar të drejtësisë.

“Absolutisht! Dhe sa më shumë të vazhdojë, aq më e madhe është njolla në organin ndërkombëtar të drejtësisë!”, shkruan Rama.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *