Nga: Ogert Keçi/
‘Bycicle Durrës’ është një grupim qytetarësh durrsak, të cilët janë përdorues dhe dashamirës të biçikletës.
Themelimi i këtij grupimi u bë në 20 dhjketor 2015, kur u zhvillua edhe aktiviteti i parë në qytet.
Grupimi është i hapur për të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e biçikletës që duan të krijojnë komunitetin e tyre.
“Bycicle Durrës” kërkon t’i japë më shumë rëndësi përdorimit të bicikletës në qytet, në një kohë kur ndotja atmosferike ka arritur në shifra të larta dhe urbanizmi me shifra të ulëta, ka shtuar numrin e automjeteve duke vështirësuar lëvizjen në rrugët e qytetit.
Deri më tani ‘Bycicle Durrës’ ka kryer një sërë aktivitetesh sensibilizuese dhe argëtuese, ndër to:
Pedalim në Ditën Ndërkombëtare të tokës, pedalim në Ditën Ndërkombëtare Pa Makina, në kuadër të Javës Europiane të Lëvizjes, në bashkëpunim me Bashkinë e Durrësit.
Grupimi kërkon të përcjell ë sensibilizim edhe te institucionet mbi respektimin e përdoruesve të biçikletave në qytetin e Durrësit.