Nga Astrit Patozi/
Çfarëdo qe te thotë Saimir Tahiri ne tekstin e dorëheqjes se tij, nuk ka ndonjë vlere për te zbardhur te vërtetën e lëshimit te tij nga Edi Rama. Do te ketë shume hamendje dhe teori konspiracioni, qe do te vërshojnë ne portale dhe gjetke këto dite, se jetojmë ne Tirane.
Por sado te mirinformuara te jene burimet, ato serish do te jene te pamjaftueshme për ta shpjeguar dorëzimin e befte te kryeministrit. Dikush do te thotë se është nje ndërmjetësim i forte ndërkombëtar me qitje te largët, ku përfshihet jo vetëm Shqipëria, por i gjithë rajoni. Ata qe janë me me këmbë ne toke do ta lidhin thjesht me Ilir Metën, me raportin e acaruar te tij me Edi Ramen, gjithçka po ndodh.
Por sido qe te përpiqen ta mbulojnë dhe ta fshehin te vërtetën, e kane te pamundur, sepse te gjitha gjurmët te çojnë ne çadër.
Qe prej 18 shkurtit protesta e opozitës është “përgjegjësja” e vetme për te gjitha fitoret e qytetareve shqiptare, ne kauzën e tyre “për Shqipërinë, një vend normal”. Sepse normaliteti i një vendi nis me zgjedhjet e lira.
Qe nga greva e Zharrëzës, e deri tek dorëheqja e Saimir Tahirit. Dhe nuk di pse Edi Rama sot me ngjan me atë qe bënte autokritike ne kohen e diktaturës, por shokët e Partisë i thonin se duhet te thellohej akoma.
Ndaj mos kërkoni te gjeni se cili është roli dhe efekti konkret i protestës ne zhvillimet e vrullshme, qe po ndodhin këto dite ne Shqipëri. Sepse për shkak te kauzës se madhe, qe përfaqëson, çadra fiton edhe kur nuk bie shi.
/Veritas.com.al/