Kryeministri Edi Rama foli dhe dha përgjigjen troç për çështjen e detit. Palët do t’i drejtohen instancave ndërkombëtare. kështu çështja e shumë përfolur e detit tha kryeministri do të marrë zgjidhjen më të mirë.

 Rama bëri me dije se çështja do të zgjidhet me ndërhyrjen e instancave ndërkombëtare dhe në bazë të të drejtës ndërkombëtare të detit.

Rama: E falenderoj ministrin, pavarësisht se në momente të caktuara kemi pasur tension, por Greqia asnjëherë s’ka qenë pengesë për rrugën tonë drejt BE, më vjen mirë që kemi dakordësi se çështjet e eksportimit në Bruksel nuk janë të zgjidhshme.

E kam të qartë, se sot të gjithë i kanë veshët e hapur, për pushtimin e ardhshëm të Greqisë përmes detit, por nuk do ketë përkundrazi, por sot mund ta them me kënaqësi që këtë çështje ta trajtojmë në instancat ndërkombëtare , për të vendosur pikat mbi në bazë të ekspertizës dhe të drejtës ndërkombëtare të detit. Nuk është çështje propagande.

vijon…