Zyrtarët e Charlottesville në Virginia të Shteteve të Bashkuara  kanë shpallur gjendjen e emergjencës para një marshimi shumë të madh nga nacionalistët e bardhë.

Lëvizja i lejon autoritetet lokale që të kërkojnë burime shtesë në qoftë se është e nevojshme- tha departamenti i Policisë.

Tensionet u rritën kur qindra njerëz po presin t’i bashkohen protestës të emërtuar “Unite the Right” kundër planeve për të lëvizur statujën e gjeneralit Konfederal.

Kundër- protestuesit janë mbledhur gjithashtu në qyte.

Protestuesit e të djathtës ekstreme janë të shqetësuar rreth zhvendosjes së planifikuar  të statujës së Gjeneral Robert E Lee nga Charlottesville. Lee komandoi forcat e skllevërve të Konfederatës  gjatë Luftës Civile në Shtetet e Bashkuara.

Të premten, grupe nga protestuesit mbanin pishtarë dhe thërrisnin “çështje e jetës së të bardhëve’. Ata marshuan nga Universiteti i Virginias në qytet. Kryetari i bashkisë dënoi marshimin si një “paradë e urrejtjes”.

Veritas.com.al/