Në vendimin e bërë para pak në fletoren zyrtare, Athina lë të pa ndryshuar gjendjen më kufirin shqiptaro – grek, sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, .
Pra deri në datën 30 shtator, nuk lejohen të hyjnë turistët nga Shqipëria. Në pikat kufitare të Kapshtices dhe Kakavijës, do të lejohen përkatësisht 750 në Kakavijë dhe 300 në Kapshticë.
Lejohet të kalojnë vetëm shtetasit grekë dhe ata shqiptarë me leje qëndrimi në Greqi si dhe shtetasit shqiptarë që janë me punë sezonale në Greqi.
Të gjithë personat që kalojnë duhet të keni plotësuar formularin, jo me vonë se 24 orë nga dita e udhëtimit,dhe test negativ për covid 19 jo më herët se 72 orë para hyrjes në kufi.
Të gjithë personat që kalojnë në pikat kufitare dhe aeroportin Elefterios Venizelos,duhet të qëndrojnë në karantinë 7 ditore në banesat e tyre.
Qeveria thotë se ka në plan te shtrëngojë masat edhe brenda vendit, mbas rritjes drastike të rasteve të infektuara me covid.
Aktualisht numri i të vdekurve nga covid 19,ka arritur në 310 persona.
VERITAS.COM.AL