RUBIK- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Rubik, ku një familje është shuar pasi u infektua me COVID-19. Mësohet se viktimat janë Hamit, Dushe dhe Alban Cara, djali i tyre i vetëm. Këtë betejë e humbi fillimisht djali dhe babai, e ndërsa fatkeqësisht pak ditë më vonë, brenda një harku kohor prej një jave, ka ndërruar jetë edhe gruaja.

Fqinjët e përshkruajnë këtë familje shumë të rregullt, të respektueshme me 2 prindër që kanë sakrifikuar shumë për rritjen e fëmijës. Kjo tragjedi është një kambanë alarmi, ku sipas ekspertëve në ndryshim nga fillimi i pandemisë, ku vatrat e infektimit ishin në komunitet, tani më ato janë vatra familjare.

Muaji shkurt ka regjistruar numrin më të lartë të të prekurve dhe viktimave. Vetëm dje, në shkallë vendi, 21 persona humbën jetën, e ndërsa rezultuan pozitiv me COVID 780 raste të reja

VERITAS.COM.AL