![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2020/12/big_10410673_707888269322253_5612700554416214776_n.jpg)
Dy persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Elbasan, njëri vetem 37 vjeç, ndersa i dyti 73-vjeçar.
Të dy ata ishin pa sëmundje bashkëshoqëruese. Mësohet se 37-vjeçari, Elton Gegolli ishte ndjekur nga mjekët në Elbasan, pasi kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, por pasi gjendja e tij u përkeqësua me kalimin e ditëve, ai u dërgua në Tiranë, ku u shtrua te Sanatoriumi.
Prej 10 ditësh i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i riu nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen dhe ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Në shkallë vendi aktualisht ka afro 19 mijë raste aktive. Në qytetin e Elbasanit sipas ministrisë së Shëndetësisë janë 822 raste aktive.
VERITAS.COM.AL/