Sot në mengjes, ka hyumbur jeten nje 34 vjeçare, e cila ishte e shtruar në Spitalin Infektiv, njoftoi ministria e Shëndetësisë.
Ajo ishte e shtruar në gjendje të rëndë në spital prej disa ditësh dhe e intubuar.
“Një humbje jete ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Një 34 vjeçare nga Librazhdi e cila vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e konfirmuar me Covid19, e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar, pavarësisht përkujdesjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerës”, tha ministria.
Vijojnë të rriten shifrat e të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 347 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive.
Numrin më të lartë të të prekurve ditorë e ka Kruja me 18 raste.
“Kemi 16 të prekur në Tiranë, 10 në Shkodër, 6 në Vlorë, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kurbin, Lushnje, dhe nga 1 rast përkatësisht në Durrës, Fier, Korçë, Kavajë, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Vau i Dejës dhe Divjakë”.
Sipas ministrisë, një pjesë e konsiderueshme e rasteve lidhen me ndërmarrje me shumë punëtorë, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja.
Në vendin tonë janë aktualisht 850 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Ndërkohë Ministria e Shendetesise ka theksuar sot se ne spitalin infektiv, “vijon të ketë shtrime të reja me simptoma të rënduara si pasojë e Covid19, përfshirë edhe mosha të reja”.
Ne Infektiv aktualisht po trajtohen 82 pacientë, 14 prej tyre janë në terapi intensive.
Specialistet bejne apel per kudjes te shtuar. “Siguroni vazhdimisht elementet higjenizues e pastrues si sapun, letër për pastrimin e duarve, dezinfektantë. Mbani maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën. Siguroni ajrosjen e mirë dhe dezinfektimin e ambjenteve si dhe larje para hapjes dhe pas mbylljes së tij”- thekson MSh, duke shtuar se “qytetarët të shmangin vendet me grumbullime, të respektoni distancën, dhe kurdo kur kjo nuk është e mundur, përdorni maskë”.
VERITAS.COM.AL/