Sot është vënë në pranga zjarrfikësi i shpallur ’hero’ gjatë betejës për shpëtimin e fondit të librave në Bibliotekën Kombëtare në mars 2017. Dashuria e tij për librat nuk u manifestua në ndjenjë të ëmbël ndaj fëmijëve, përkundrazi. Babai Lorenc Hatia i torturonte fëmijët; kjo është arsyeja pse e vunë në pranga.

Dhunë sistematike fizike e psikologjike kishte ushtruar prej kohësh por tashmë duhet të qëndrojë larg gruas dhe fëmijëve.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme i ka vënë prangat zjarrfikësit të akuzuar për veprat penale “Torturë” dhe “Dhunë në familje”.

sot Ministria e Brendshme tha se familjarët lajmëruan në numrin e Emergjencave 112 për akte dhune dhe më pas Inspektori u shoqërua dhe u arrestua nga SHÇBA. Për të dëmtuarit janë lëshuar urdhrat e mbrojtjes.

Veritas.com.al/

Lorenc Hatia (2)

FOTO/ Nga hero në dhunues, kush është zjarrfikësi i arrestuar në Tiranë. Emri