“Ministrja Xhaçka po inkurajon Kurtin të vijojë më tej me provokimet”. Ishte ky reagimi i shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, ndaj deklaratës së ministres shqiptare, lidhur me situatën në veriun e Kosovës.
Sipas Daçiç, zonja Xhaçka kishte folur në mbështetje të regjimit kriminal të Albin Kurti, e duke sulmuar brutalisht Serbinë më armët e ngritura.
“Asnjë fjalë nuk tha për t’i kujtuar Kurtit se ka detyrime ndërkombëtare për implementimin e marrëveshjes së Brukselit, rezolutës 1244 dhe dokumenteve të tjera relevante. Ka detyrimin të krijojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, të mos dërgojë njësitë e armatosura në veri dhe të mos arrestojë serbët, thjesht sepse janë serbë”, tha Daçiç.
Daçiç theksoi se barrikadat janë një rezistencë politike paqësore kundërterrorit që Albin Kurti po ndërmerr ndaj qytetarëve serbë.
“Në vend ta paralajmërojë atë për të mos kërcënuar paqen dhe stabilitetin në rajon, ministrja shqiptare e inkurajon të vijojë me provokimet. Për këtë arsye, ajo dhe i gjithë komuniteti ndërkombëtar kanë përgjegjësi të madhe për gjithçka që po ndodh dhe mund të ndodhë në Kosovë”, vijoi ministri serb.
Daçiç shton më tej se Serbia do të bëjë gjithçka për të ruajtur paqen, por edhe për mbrojtur popullsinë serbe nga terrori.