Koment/

Ndërsa studentët e universiteteve publike neë vend protestojnë para Kuvendit, vjen një reagim nga presidenti Ilir Meta.

Presidenti i republikës thotë se duke marrë shkasë edhe nga kërkesat e studentëve, kthen në Kuvend ligjin për buxhetin e 2019. “plotësojeni këtë ligj sipas kërkesave të studentëve”, ka pohuar presidenti, duke u bashkuar me kërkesën e LSI- parti që de jure drejtohet nga bashkëshortja, por në fakt frymëzohet nga Presidenti vetë.

“Presidenti i Republikës, ka besimin e plotë se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë një bashkëpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e kërkesave të studentëve dhe interesit publik”, thuhet në njoftimin e presidentit.

Pas kthimit të ligjit, mes kryeministrit Rama dhe presidentit Meta ka pasur një debat në distancë. Kryeministri Rama ka thënë se ligji është ‘kthyer sipas kërkesës së LSI’ , e cila praktikisht ka bojkotuar Parlamentin, ndërsa Meta ka thënë se ‘këtë e ka kërkuar më parë PS’…

Pas lojës së fjalëve duket ajo që nuk ishte dukur deri më sot: Protestat anti- qeveritare ( studentë, banorë të Astir, kërkues të çmimit të naftës, etj), ndodhet presidenti i Republikës. ‘Komploti’ presidencial ka nisur shpejt, që me kundërshtimin e dekretimit të ministrit Sandër Lleshaj, dhe tani po manifestohet në protestat e fundit.

Presidenca është kthyer në institucion politik të nëndheshëm. Mund të bjerë Republika për shkak të Presidentit.

Veritas.com.al/