Zëvendëskryetar i Grupit të CDU-CSU në Bungestag Johann David Wadephul tha dje se reforma zgjedhore duhet të miratohet nga Parlamenti pa ndryshime.
“Gjermania është pikë referimi për ato çfarë mishëron për funksionimin e demokracisë, lokomotivë e fuqishme që udhëheq Evropën. Deklarimi i djeshëm i Wadephul i nxituar, është mik i Bashës por dhe i imi. E çmoj shumë përpjekjet e tij, ato se çfarë ka shpenzuar ai për vendin nuk ia hedh poshtë por ajo e djeshmja zhvleftëson kuvendin. Ajo marrëveshje nuk mund të jetë kusht për ta ndaluar Kuvendin të shkojë përtej saj.
Në planin etik zhgënjyes, duhet të flitet me fakte, ai nuk e ka sajuar por e ka dëgjuar që nisma kushtetuese ndalon koalicionet , kjo është e pavërtetë, ato thjesht do jenë si në çdo vend evropian , ku partitë kanë të drejtë të grupohen si duan, siç e bën dhe partia e tij. Në planin politik, mbanë anën e opozitës.
Dua të merrem me thelbin më vjen keq për faktin se në deklarimin e djeshëm vihet në pikëpyetje edhe pikëpamja për negociata, por Bundestagu s’na kanë vënë kusht të bëjmë të lumtur Bashën. Bundestagu dhe KE i kanë kërkuar vendit miratimin e një reforme elektorale dhe pikë, nuk duhet të gjykohet vendi në bazë të fjalëve dhe anësive politike, por duhet të gjykohet mbi bazën e fakteve.
Nuk jam penduar që ne e pritëm në pafundësi opozitën jashtë në tryezë që e shtyu shumë procesin për realizimin e kësaj reforme”, tha Rama.