Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka pezulluar një ministër të kabinetit të ekstremit të djathtë nga pjesëmarrja në mbledhjet e qeverisë, pasi ministri sugjeroi se hedhja e një bombe bërthamore në Gaza ishte “një mënyrë” për t’u marrë me krizën.

Ministri i Trashëgimisë Amichay Eliyahu u pyet të dielën herët në Radio Kol Berama, një radio-stacion fetar, nëse duhet të përdoret një armë bërthamore në Gaza, për të cilën Eliyahu u përgjigj “kjo është një mënyrë”, shkruan CNN.

Ai më vonë tha se nuk donte që përgjigja e tij të merrej fjalë për fjalë.

“Deklaratat e ministrit (Amichay) Eliyahu nuk bazohen në realitet,” shkroi Netanyahu në X, dikur Twitter. “Izraeli dhe IDF po veprojnë në përputhje me standardet më të larta të ligjit ndërkombëtar për të shmangur dëmtimin e të pafajshmëve. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë deri në fitoren tonë.”