Gjykata e Hagës ka dhënë dënimet e para ndaj dy ish-drejtuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Gjykata ka dënuar me 4 vjet burg dhe 100 euro gjobë Hysni Gucatin për pengimin e kryerjen e detyrave të funksionarëve zyrtarë të Kosovës, frikësim të dëshmitarëve gjatë procesit gjyqësor, shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe zbulimit të identitetit të dëshmitarëve të mbrojtur.

Me 4 vjet e 6 muaj burg është dënuar po ashtu dhe Nasim Haradiaj, i cili u shpall fajtor për pengim në kryerjen e detyrave të funksionarëve zyrtarë të Kosovës nëpërmjet kërcënimit, frikësim të dëshmitarëve gjatë procesit gjyqësor, shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe zbulimit të identitetit të dëshmitarëve të mbrojtur.

Gucati dhe Haradinaj u arrestuan në shtator të vitit 2020, pas dyshimeve se në disa konferenca për media në selinë e OVL-UÇK në Prishtinë kanë shpërndarë dokumente të klasifikuara të Dhomave të Specializuara, që njihen edhe si Gjykata Speciale.