Deputeti i Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku ka dalë pas më shumë se 3 orësh nga ambientet e SPAK.
Pas daljes nga ambientet Prokurorisë ai foli shkurtimisht për mediat ka tha se bëhet fjalë për një sekret hetimor dhe nuk do të merret vesh në kohën në duar, duke mos dhënë më shumë sqarime për mediat.
Kujtojmë që Kollçaku, i thirr në prokurori për të dhënë disa sqarime në lidhje me kallëzimin e bërë nga Artur Meçollari, ish-komandant i forcës detare që ka pretenduar për abuzime në lidhje me pronat e ushtrisë.
Pronat janë në zonën e Sarandës dhe Shëngjinit. Ato janë dhënë me qera për gati 20 vite në mënyrë të paligjshme, sipas Meçollarit, i cili po ashtu ishte i pranishëm në SPAK.