(FOTO: Vangjel Tavo, deputet i LSI)/

Një tjetër deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka bërë akuza të forta ndaj drejtuesve të Policisë së Shtetit dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahirin.

Vangjel Tavo, deputet i LSI në qarkun e Gjirokastrës, thotë se drejtuesit e policisë po dëmtojnë LSI-në.

“Drejtuesit e policisë janë pozicionuar politikisht. Ata bëjnë politike duke dëmtuar LSI. Tahiri t’u mësojë rolin që kanë drejtuesit e policisë. I kam kërkuar Tahirit largimin e disa drejtuesve”, ka thënë për mediat Vangjel Tavo.

Deputeti i LSI është shprehur gjithashtu se jugu i vendit është i gjelbëruar nga kanabisi, duke akuzuar policinë për bashkëpunim me trafikantët.

Tashmë mes PS dhe LSI ka nisur lufta frontale. Mbrëmë, ministri i Mjedisit Lefter Koka bëri akuza të forta nga ministrit Saimir Tahiri, policisë dhe qeverisë.

/Veritas.com.al/