Opozita laburistë e Britanisë i hoqi spinën të Premten bisedimeve gjashtë- javore të kompromisit mbi Brexit me kryeministren Theresa May, duke e fajësuar atë si autoritet në avullim përderisa posti i saj si kryeministre i afrohet agonisë së vdekjes.

Lideri i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn tha se hendeku mes tyre mund të mos ketë kurrë ura, dhe se ai nuk ka besim të pasardhësi i saj se mund të mbajë barrën që këta kanë arritur.

Diskutimet kanë shkuar ‘aq larg sa mund të shkonin, tha Corbyn në një letër dërguar zonjës May.

“Shtimi i pafuqisë dhe pastibilitetit të qeverisë suaj nënkupton se nuk mund të ketë besim në sigurinë e asaj që mund të arrijmë së bashku”, tha ai.

Corbyn tha se për këtë arsye LAburistët do të vazhdojnë të kundërshtojnë marrëveshjen e qeverisë mbi divorcin me BE.

Anëtarët e Parlamentit Britanik tre herë hodhën poshtë marrëveshjen e May të ndërtuar me Brukselin, duke e detyruar atë që të shtyjë datën e Brexit dy herë.

Parlamentarët janë gati të votojnë për të katërtën herë në fillim të qershorit mbi termat e Britanisë për tërheqjen nga BE.

Veritas.com.al/