
Gjatë protestës së sotme të banorëve të rrethinave të Unazës së Re para selisë së parlamentit nga protestuesit janë hedhur mjete të forta dhe mjete zjarrvënëse.
Një nga oficeret e policisë ka lënë gishtërinjtë e dorës për shkak të goditjes me mjete zjarr- shpërthyese nga protestuesit.
Policia e Shtetit tha se janë plagosur 12 efektiv policie. Njëra prej tyre ka prerë gishtat.
Nga policia nuk bëhet i ditur numri i të plagosurve mes protestuesve, por nga spitali mësohet se një grua është plagosur rëndë ndërsa ka dhe disa të tjerë që po kurohen.
Veritas.com.al/