Në Ditën e Çlirimit, nderohen dëshmorët e atdheut pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.
Të pranishëm në homazhe, janë Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla. Kryeministri Edi Rama gjithashtu ka mbërritur në këtë ceremoni, ndërsa përfaqësues të opozitës nuk do të jenë të pranishëm.
Pjesë e Ceremonisë është edhe kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Në këtë ceremoni nuk kanë munguar edhe ithtarë të diktatorit Enver Hoxha, të cilët në ambientet e jashtme kanë vendosur edhe simbole të komunizmit.