Sot, ndërsa një grup militantësh të opozitës janë nisur për të sulmuar Parlamentin, edhe 4 kandidatë të opozitës i janë drejtuar selisë së KQZ për të kërkuar mandatin e deputetit pasi kolegët e tyre dorëzuan mandatet në grup.

Mësohet se sot kanë dorëzuar formularin Elda Hoti kandidate në Lezhë dhe Ediola Pashaj në Gjirokastër, të dy nga radhët e LSI.

Gjithashtu kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit edhe dy kandidatë nga PD, konkretisht Majlinda Halilaj në listën e Tiranës dhe Ligoraq Karamelo, në listën e PD në Korçë.

Pritet mbledhja e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve për t’u dhënë mandatin e deputetit 4 kandidatëve pas vakancave të krijuara nga djegia e mandatit nga deputetët e opozitës.

Dje KQZ u dha mandatin e deputetit 4 kandidatëve nga radhët e LSI të cilët pritet të betohen sot në Kuvend.

Veritas.com.al/