Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka anuluar udhëtimin e tij të parë zyrtar për në Amerikën Latine, për shkak të fokusimit mbi çështjen e sulmit kimik në Siri.
Ai do të qëndrojë në Uashington për të “mbikëqyrur përgjigjen Amerikane mbi Siri”, tha Shtëpia e Bardhë.
Ndërkohë, Organizata globale për vëzhgimin e armëve kimike ka thënë se do të dërgojë në Siri një ekip fakt- mbledhës në rajonin e Douma.
Burime nga shërbimet mjekësore thonë se disa njerëz janë vrarë në një sulm të kimik, por numri i saktë është i pamundur të verifikohet.
Veritas.com.al/