Presidenti Donald Trump, të enjten, në Shtëpinë e Bardhë promovoi arritjen e tij të suksesshme për të ulur në mënyrë dramatike barrën rregullatore për industrinë amerikane.

“Para se të filloja detyrën, punëtorët amerikanë ishin mbytur nga orteku i pamëshirshëm i rregullave federale të kota e të shtrenjta dhe ndërhyrës”, tha Trump.

Presidenti u shfaq në lëndinën e Jugut të Shtëpisë së Bardhë me një ekran në sfond të dy kamionëve Chevrolet, një kamion blu të zhytur poshtë nga pesha që simbolizonin barrën rregullatore, një tjetër kamion të kuq me peshat që ngrihen nga një vinç- që simbolizonte administratën Trump.

VERITAS.COM.AL