Presidenti Donald Trump tha me ironi se Demokratët i kishin dhënë një dhuratë politike pasi votuan kundër projekt- ligjit që do të financonte qeverinë, natën e të Premtes.
“Ky është një vjetori i Presidencës sime dhe Demokratët donin të më jepnin një dhuratë të këndshme”, shkroi Trump në Twitter me hashtag #Bllokimi Demokrat.
Trump sfidoi demokratët për përqendrimin më shumë në amnistinë e emigrantëve ilegal se në financimin e qeverisë.
“Demokratët janë shumë më tepër të shqetësuar për emigrantët ilegal se sa janë të lidhur me Ushtrinë tonë në madhe apo me Sigurinë e kufijve të rrezikuar në Jug”, shkroi ai.
“Ata e kishin më të lehtë të bënin një marrëveshje, por në vnd të saj zgjodhën bllokimin”.
Të Premten pasdite, Trump u takua me liderin e Minorancës në Senat, Chuck Schumer në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar mbi mundësinë e marrëveshjes, por ai kundërshtoi në mënyrë ultimative.
Presidenti u ka bërë thirrje votuesve që të votojnë më shumë Republikanë gjatë vitit 2018 me qëllim që të shkojë përpara agjenda e tij.
“Për këtë çështje, Republikanët kanë vetëm 51 vota në Senat, por u duhen 60”, shkroi ai. “Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë të fitojmë më shumë Republikan në zgjedhjet e 2018. Ne atëherë mund të bëhemi më të ashpër ndaj krimit (dhe kufijtë) dhe madje më mirë edhe me Ushtrinë dhe Veteranët”.
Veritas.com.al/