Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e kishte paralajmëruar drejtorin e shkarkuar të FBI, James Comey kundër materialeve që po rridhnin në media.
Në një postim në Twitter, të Premten, Trump thotë se zoti Comey kishte “shpresë se nuk kishte ndonjë regjistrim mbi bisedat tona”.
Zoti Comey, i cili po udhëhiqte një hetim mbi ndërhyrjen e mundshme mes fushatës presidenciale të Trump dhe zyrtarëve të Rusisë, u shkarkua nga detyra të Martën.
Prej kohësh, zoti Trump ka insistuar që zoti Comey t’i thotë nëse ndodhet nën hetim apo jo. Por zoti Comey i kishte thënë se nuk ndodhen nën investigim.
Zoti Trump tha se Comey i kishte thënë dy herë , një herë në një darkë dhe një herë tjetër me telefon, se Trump nuk ishte objekt i hetimit.
Presidenti tha: “I thashë: ‘Në qoftë se është e mundur, a mund të më bësh me dije: Jam unë nën hetim?’. Ai më tha: ‘ Jo, ju nuk jeni nën investigim”.
Zoti Trump tha kësaj jave se ‘jam unë i vetmi përgjegjës për vendimin për shkarkimin e zotit Comey’ duke e quajtur atë ‘një njeri që kërkon të duket’.