Presidenti Donald Trump ka ndarë lajmin mbi shifrat e Zyrës së Statistikave të Punësimit  (BLS) të ditës së Premte në mëngjes, të dhëna që tregojnë se papunësia në radhët e rinisë është më e ulëta në 50 vjet.

“Sapo u njoftua, papunësia mes rinisë është në nivelin më të ulët në 50 vjet!”, shkroi Trump.

BLS njoftoi të Enjten, se “Nga Prilli në Korrik 2018, numri i punësimit të të rinjve, nga 16 deri 24 vjeç, është rritur nga 2.0 milion në 20.9 milion.”

Njoftimi vazhdon se “Niveli i papunësisë për të rinjtë ishte 9.2 për qind në korrik, gjithashtu një ndryshim i vogël me vitin 2017”.

9.2 për qind i papunësisë së rinisë është shifra më e ulët që nga korriku i vitit 1966, sipas gazetës ‘Wall Street Journal’.

Veritas.com.al/