![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2023/06/640-0-85687da7e8377d1b26bb226448ecd779-1.jpg)
Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është lënë i lirë, pasi prokurorët kanë deklaruar se nuk përbën rrezik për t’u larguar.
Donald Trump u lejua të largohej nga gjykata pa i vendosur kushte udhëtimi për lirimin me kusht, raporton BBC.
Prokurorët i thanë gjykatësit të magjistraturës Jonathan Goodman se nuk besonin se ish-presidenti ishte një “rrezik për tu larguar”.
Ky mendohej të ishte rasti sepse Trump, i cili zotëron një avion privat, ka ende mbrojtje të Shërbimit Sekret.
Trump po përballet me akuza penale për fshehje të dokumenteve të klasifikuaura, pasi ai u largua nga Shtëpia e Bardhë, raporton BBC.
Ish-kreu i Shtepise se Bardha para gjykates u deklarua i pafajshem per te 37 akuzat.