Nga: CHARLIE SPIERING, Breitbart
Presidenti Donald Trump ka pritur të mërkurën nënshkrimin e fazës së parë të marrëveshjes tregtare me Kinën, duke shënuar një moment historik të rëndësishëm në presionin ndaj Kinës për marrëdhënie më të drejta tregtare me Shtetet e Bashkuara.
“Sot ne bëjmë një hap të rëndësishëm,” tha Trump, duke pretenduar se marrëveshja ndihmoi “ndreqjen e gabimeve të së kaluarës”.
H.E. Zëvendës Kryeministri Liu He përfaqësoi Kinën në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes që u mbajt në Dhomën Lindore të Shtëpisë së Bardhë.
Zëvendës Kryeministri lexoi një deklaratë të Presidentit Xi në gjuhën kineze, duke falënderuar Presidentin Trump për hartimin e një marrëveshje që ai e quajti “të mirë për Sh.B.A dhe Kinën dhe botën”, sipas një përkthyesi.
Xi tha gjithashtu në deklaratë se ai mezi pret fazën e dytë të marrëveshjes, e cila do t’i bënte marrëdhëniet midis dy vendeve edhe më të mira.
“Kina është e gatshme të punojë me SHBA në atë drejtim”, thuhet në deklaratë.
Trump nuk ka fshehur kritikën e tij për tregtinë e kaluar me Kinën, duke e cilësuar atë “të korra të lehta”.
“Kjo është ndoshta arsyeja më e madhe që kandidova për president,” tha ai. “Në dallim nga të tjerët para meje, unë e mbajta premtimin tim.”
Mbi një duzinë senatorësh, shumica e tyre nga shtetet fermere, ju bashkuan ceremonise me flamujt Kinezë dhe Amerikanë në sfond, si dhe një shfaqje e rëndësishme nga anëtarët e kabinetit të Trump.
Figura të shquara të biznesit dhe Wall Street gjithashtu morën pjesë në ngjarjen e mbushur, si dhe avokatët e biznesit të tillë si Dhoma e Tregtisë dhe Tryeza e Rrumbullakët e Biznesit.
Trump veçoi drejtuesit nga eBay, Ford, Citibank, Honeywell, Boeing, UPS, General Electric, News Corp dhe Jeep, duke bërë shaka me disa prej tyre për mënyrën sesi marrëveshja do të ndihmonte bizneset e tyre.
“Kjo është marrëveshja më e madhe që dikush ka parë ndonjëherë,” tha Trump. “Eshtë e gjitha një lojë shumë, shumë e bukur shahu, apo lojë poker, ose, unë nuk mund te përdor fjalën damë, sepse është shumë më e madhe se çdo lojë dame që kam parë ndonjëherë, por është një mozaik shumë i bukur. ”
Ai mohoi që marrëveshja do të hiqte tarifat, duke perqeshur udhëheqësin e shumicës së Senatit Chuck Schumer (DNY) për kundërshtimin ndaj tij.
Detajet e plota të marrëveshjes nuk janë bere publike.
Trump tha se ai do të linte tarifat për Kinën derisa të arrinin në një fazë të dytë të marrëveshjes, për të cilën negociatat do të fillonin “menjëherë”.
Presidenti theksoi se Kina do të implementojë mekanizma të fortë aplikimi për ta bërë tregtinë më të lehtë dhe më të drejtë me Kinën.
Trump u bëri thirrje kompanive amerikane që të jenë “të forta” dhe t’i rezistojnë transferimit të teknologjisë së tyre me Kinën, duke vënë në dukje se ata do të kishin mbrojtje ligjore në të ardhmen.
Trump bëri shaka me disa nga senatorët, duke pranuar durimin e tyre në procesin e negociatave. Marrëveshja historike perballet me Mbrojtjen dhe Aplikimin e Pronës Intelektuale, duke i dhene fund transferimit te detyruar të teknologjisë, heq pengesat për Shërbimet Financiare Amerikane, sipas Shtëpisë së Bardhë, pervec dhenies fund te Manipulimit Valutor dhe riekuilibrimit te tregtisë SHBA-Kinë.
Trump falënderoi udhëheqësin kinez Xi Jinping, të cilin e quajti “mik” dhe tha që së shpejti do të udhëtonte për në Kinë. Trump falënderoi Përfaqësuesin e Tregtisë së Sh.B.A. Robert Lighthizer për të gjithë punën e tij të palodhur në këtë marrëveshje si dhe marrëveshjen tregtare të USMCA si dhe sekretarin e Thesarit Steven Mnuchin dhe dhendrin e tij Jared Kushner. Mnuchin dhe Lighthizer qëndruan në të majtë të presidentit ndërsa ai fliste.
Trump festoi ngritjen e tregut të aksioneve, duke vërejtur një tjetër rekord të vendosur në mëngjes para ceremonisë.
Trump kujtoi se kur bëri fushatë për president, guvernatori i atëhershëm i Iowa-s Terry Branstad, tani ambasadori amerikan me Kinën ndihmoi në koordinimin e negociatave me Xi Jinping. Presidenti gjithashtu vlerësoi skifterin tregtar Peter Navarro, duke pranuar se ai ishte “pak më ndryshe”, por ishte i dobishëm për procesin.
Trump bëri shaka mbi faktin se disa prej anëtarëve të Kongresit mund të ishin thirrur për të votuar ” rrengun e impeachmentit”, të cilin ai e hodhi poshtë.
Këshilltari i Lartë Ekonomik Larry Kudlow ishte gjithashtu i pranishëm për ngjarjen, siç ishte edhe drejtuesi televiziv Lou Dobbs, gjithashtu një fajkua tregtie.
Trump vuri në dukje se Kushner i tregoi se ish Sekretari i Shtetit Henry Kissinger shprehu mahnitjen qe presidenti kishte qenë ne gjendje të bënte një marrëveshje me Kinën.
VERITAS.COM.AL/