Presidenti Donald Trump ka njoftuar se do të rrisë tarifat më tej, madje edhe më të larta si përgjigje ndaj tarifave shtesë të vendosura nga Kina ditën e Premte.

“Duke nisur që nga 1 Tetori, 250 MILIARD DOLLARËT e mallrave dhe produkteve nga Kina, aktualisht të taksuara me 25 për qind, do të taksohen me 30 për qind” shkroi Trump në Twitter.

“Si shtesë, 300 MILIARDË DOLLARËT e mbetur të mallrave dhe produkteve që kanë qenë taksuar që nga 1 Shtatori me 10 për qind, tani do të taksohen me 15 për qind”.

Presidenti deklaroi tarifat shtesë pasi Kina ditën e  Premte njoftoi vendimin e vet për të rritur shkallën e tarifave nga 5 deri në 10 për qind mbi 75 miliardë dollarë amerikan mallra. Vendimi do të nisë të zbatohet mes 1 shtatorit dhe 15 dhjetorit.

Trump shpalli edhe një dhjetë përqindësh të ri të tarifave mbi 300 miliardë dollarë për mallrat kineze në fillim të këtij muaji, i cili do të zbatohet brenda këtij viti.

VERITAS.COM.AL/