(Delegacioni i Koresë së Jugut e njoftoi presidentin Trump pak ditë pas takimit të tyre me Kim Jong-un/ Foto: Reuters)
Donald Trump ka pranuar ftesën nga udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, për të zhvilluar një takim të paprecedentë ku do të diskutohet e ardhmja e programit bërthamor dhe raketor të regjimit të ashpër, sipas BBC.
Njoftimi shokues se takimi mund të ndodhë gjatë muajit maj, u bë nga zyrtarët e Koresë së Jugut në Washington.
Pas disa muajsh tensione, zyrtarët e lartë të Koresë së Jugut njoftuan Shtëpinë e Bardhë për lajmin.
Ata përcollën një mesazh verbal nga Kim për Trump dhe thanë që lideri i Koresë së Veriut do të angazhohet për denuklearizimin.
Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Trump ishte i gatshëm për takimin. Trump tha se ky takim do të jetë përparim i madh, por sanksionet e Koresë së Veriut do të mbeten të njëjta, derisa të arrihet një marrëveshje e fortë.
Presidenti i Koresë së Jugut, Mun-Jae-in, tha se ky është një moment historik për paqen.
Sidoqoftë analistët mbeten skeptikë rreth asaj se çfarë mund të arrihet në këto bisedime.
Koreja e Veriut është izoluar për dekada të tëra për shkak të abuzimeve që janë të dokumentuara mirë të të drejtave të njeriut dhe ndjekjes së saj të armëve bërthamore, në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare.
Ajo ka kryer gjashtë teste bërthamore, dhe ka raketa që mund të arrijnë në SHBA. Mirëpo, thotë se ato i duhen për të siguruar mbijetesën e saj.
Veritas.com.al/