16 janar (UPI) – Ligjvënësit Rus miratuan Mihail Mishustin si kryeministrin e ardhshëm të vendit të enjten si hapin e pare drejt rindërtimit të qeverisë së Moskës, një ditë pas një lëkundjeje të forte provokuar nga reformat e planifikuara kushtetuese.

Mishustin fitoi njëzëri miratimin e Partisë së Rusisë së Bashkuar të Putinit dhe Shtetit Duma, dhoma e ulët e Parlamentit Rus, gjithashtu e konfirmoi atë në këtë post me një votim prej 383-0, megjithëse 41 ligjvënës nuk votuan.

Mishustin, kreu i Shërbimit Federal të Taksave të Moskës, u emërua nga Putin të Mërkurën për të zëvendësuar Dmitry Medvedev, i cili dha dorëheqjen pasi udhëheqësi rus përshkroi ndryshime gjithëpërfshirëse të Kushtetutës Ruse në fjalimin shtetëror te tij vjetor përpara kombit.

Medvedev ishte kryeministër që nga viti 2012 pas një limitimi katër vjeçar si president, gjatë kohës së të cilit Putin pushtoi zyrën e kryeministrit. Medvedevit i është ofruar një pozicion si zëvendës shef i Këshillit të Sigurisë së Rusisë dhe do të ruajë pozicionin e tij si kreu i Partisë së Rusisë së Bashkuar.

Dorëheqja e papritur e qeverisë së Medvedev ndodhi menjëherë pas fjalimit të Putinit të Mërkurën. Ndryshimet e planifikuara përfshijnë një limit dy-vjeçar për presidentët Rusë dhe dhënien e fuqisë Dumes të propozojë kandidatët për kryeministër.

Shumë vëzhgues besojnë se Putini po implementon ndryshimet si një mjet për të mbajtur pushtetin, ndoshta përsëri si kryeministër, mbas skadimit te presidencës se tij në 2024.

Ligjbërësit Rus së shpejti do të marrin në konsideratë një referendum kombëtar për ndryshimet përpara1 majit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Tass.

VERITAS.COM.AL/