Menjëherë pas shpalljes së mobilizimit të pjesshëm të ushtrisë ruse nga presidenti Vladimir Putin, parlamenti i vendit nisi me miratimin e disa nismave ligjore.
Kështu, Duma miratoi ligjin i cili parashikon dënimin me 10 vjet burg për këdo që dezerton nga lufta në Ukrainë.
I njëjti dënim do të zbatohet dhe për personat që thirren nën armë dhe që refuzojnë t’i bashkohen ushtrisë.
Më herët, ministri rus i Mbrojtjes, Shoigu deklaroi se Rusia ka humbur 6000 trupa që nga nisja e ofensivës në Ukrainë, ndërsa shtoi se mobilizimi përfaqëson vetëm 1% të kapaciteteve ushtarake të vendit.