Dy shtetase të huaja, një gjermane dhe një polake janë zhdukur mes Alpeve Shqiptare. Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori për Parqet Kombëtare në Mal të Zi Admir Lalic, i cili bën apel që kush ka informacion të njoftojë autoritetet.

“E gjitha që dimë është se ato janë futur në Mal të Zi përmes Shqipërisë në vendkalimin Vermosh me makinën e tyre në 13 gusht. Më 14 gusht ato kanë qenë në kontakt me familjet e tyre dhe që prej asaj dite janë zhdukur. Makinën e tyre e gjetëm në një parking në komunën e Plavës”, ka shkruar Lalic në Facebook.

Ai kërkon ndihmë që ky informacion të shpërndahet me shpresën që dy vajzat të jenë dikur mes maleve në Kosovë, Shqipëri apo Mal të Zi.

“Ju lutemi kontaktoni autoritetet lokal të policisë nëse dini ndonjë gjë rreth tyre”, mbyll njoftimin Lalic.

Pas këtij apeli, autoritetet vendore të Shqipërisë dhe Malit të Zi kanë nisur kërkimet, por deri më tani pa rezultat.

VERITAS.COM.AL/