Veprimet hetimore që po kryen Prokuroria e Krimeve të Rënda për dosjen “Tahiri-Habilaj” ka ardhur në pikën që dyshohet për lidhje të ngushta mes anëtarëve të bandës dhe stafit të Ministrisë si dhe të Ministrit të Brendshëm, Tahiri. Për këtë arsye hetuesit kanë sekuestruar në fundjave dhe librin e hyrje-daljeve pranë ministrisë së Brendshme.

Ky veprim hetimor është kryer, duke marrë shkas nga një bisedë e përgjuar mes dy vëllezërve Moisi dhe Florian Habilaj, ku ky i fundit i thotë se kishte shkuar në Tiranë dhe kishte takuar ‘shefin e madh’.

Prokurorët e krimeve të Rënda ngrejnë dyshime të arsyeshme se shefi i madh mund të jetë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Hetuesit dyshojnë se takimi mes Florian Habilajt dhe Tahirit është kryer pranë ministrisë së Brendshme dhe  për të shuar çdo dyshim, është sekuestruar libri i hyrje-daljeve pranë Ministrisë së Brendshme.

Veritas.com.al/